AKTUALITET, 9 Qershor 2026, 15:02

Drenova, fshati, ku çdo banesë është vjedhur. Banorët, apel policisë

Drenova, fshati, ku çdo banesë është vjedhur.

Drenova një ndër fshatrat më të bukur të Korçës vetëm pak minuta larg qytetit mund të cilësohet ndryshe edhe si fshati i vjedhur. Kjo pasi thuajse të gjitha banesat në këtë fshat kanë rënë të paktën një herë preh e vjedhjeve nga persona të paidentifikuar.

Këtë fakt e pohojnë vetë banorët e këtij fshati dhe të zotët e banesave të vjedhura. Në lidhje me këtë shqetësim të banorëve të Drenovës, Policia e Korçës bën me dije se për vjedhjet janë proceduar penalisht vetëm dy persona të dyshuar.

Gjithashtu, uniformat blu u kanë bërë apel banorëve që të marrin masa shtesë sigurie, duke instaluar kamera monitorimi në banesat e tyre, veçanërisht në ato që qëndrojnë të pabanuara për periudha të gjata kohe.