AKTUALITET, 6 Shkurt 2025, 23:40

Drejtori i Berishës fton shqiptarët në miting: Hajdeni se Ahmetaj tha se Rama pi 33 mijë euro shishen e verës!

Drejtori i Berishës fton shqiptarët në miting: Hajdeni se Ahmetaj

Akil Kraja, drejtor i Kabinetit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, renditi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV arsyet pse shqiptarët duhet të votojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit dhe pse duhet të protestojnë. 

“Është nga të paktat momente në histori kur kemi mundësi të gjithë të bashkohemi në një union kombëtar për të dalë nga kjo diktaturë, për të çliruar qytetarët dhe bizneset nga frika e gjobëvënësit patronazhist apo tatimorit gjobvënësit.

Në situatën e sotme, nuk është më shaka që Shqipëria është në rrezik. Ka më shumë vdekje se lindje, jemi 1.1 milionë shqiptarë azilantë. Keni parë emisionin “Plug”, drejtuesi i SPAK ka vilë nga një pastor anglez.

Salianji në burg, nëse e quani drejtësinë normalitet… Një deputet që nuk ka bërë as kallëzim.

Rama pi 33 mijë euro shishen e verës, pacientët në Onkologjik i kanë gotat bosh. Shqiptarët prandaj po largohen”- tha Kraja.