AKTUALITET, 4 Prill 2024, 14:02

“Drejtorët vodhën 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë", Lëvizja Bashkë protestë: Erion Veliaj shko te shokët në burg

“Drejtorët vodhën 30 milionë euro nga buxheti i

Lëvizja Bashkë ka protestuar ditën e sotme para Bashkisë Tiranë, pas arrestimeve të SPAK, të drejtorëve të këtij institucioni të akuzuar për vjedhjen e 30 milionë eurove.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë shkruajtën parula në muret e Bashkisë Tiranë, “Erion Veliaj shko tek shokët në burg.

Përmes një postimi në Facebook Lëvizja Bashkë shkruan se “bashkia në duart e Erion Veliajt njihet për aferat korruptive, që nga tenderi i kancelarive e deri tek skandali i inceneratorëve. Arrestimi i drejtorëve të bashkisë, ka qenë lajmi më tronditës i ditëve të fundit. Pesë drejtorët kishin bërë kërdinë duke vjedhur 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë, për të ndërtuar hotele e vila luksoze, për të cilat dyshohet se është bashkëpronar edhe Erion Veliaj.”

Postimi i plotë:

ERION VELIAJ SHKO TE SHOKËT!

Bashkia në duart e Erion Veliajt njihet për aferat korruptive, që nga tenderi i kancelarive e deri tek skandali i inceneratorëve. Arrestimi i drejtorëve të bashkisë, ka qenë lajmi më tronditës i ditëve të fundit. Pesë drejtorët kishin bërë kërdinë duke vjedhur 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë, për të ndërtuar hotele e vila luksoze, për të cilat dyshohet se është bashkëpronar edhe Erion Veliaj.

Po kush paguan në Bashkinë Tiranë?

Paratë e grabitura nga ata, janë mundi i qytetarëve të Tiranës;

janë detyrimet e paguara të prindërve, dyqanxhinjve, tregtarëve të vegjël dhe të ndershëm;

janë puna e përditshme e të gjithë atyre që jetojnë përmes pagës ose pensionit, i cili në shumicën e rasteve është i pamjaftueshëm, por ata prapëseprapë i përgjigjen detyrimeve të tyre.

Po kush e mban barrën e vjedhjes?

Ata që e pësojnë janë banorët e Astirit, që nuk kanë shkolla dhe çerdhe për fëmijët e tyre;

janë banorët e 5 Majit, Astirit, Selitës, Freskut dhe Kombinatit, që i latë në qiell të hapur;

janë banorët e Rrugës së Dibrës, Rrugës së Kavajës, Rrugës së Durrësit, Rrugës së Elbasanit, Komunës së Parisit e kudo ku ka ndërtime, që hanë pluhurin dhe betonin e kullave;

janë qytetarët që rendin për të kapur urbanin, por ngecin në trafikun e çmendur të Tiranës;

janë fëmijët që nuk gjejnë një park për të luajtur;

janë ata që ju i sëmurët me ajrin e ndotur të Tiranës;

janë qytetarët që zgjohen me zhurmat e pompave të ujit, ata që kthehen në shtëpi duke kaluar në rrugët e pashtruara dhe të pandriçuara të këtij qyteti, dhe ata që flenë me zhurmën e betoniereve!

Ku shkuan paratë e qytetarëve?

Në pak duar!

Në duart e drejtorëve dhe të tuat, Erion Veliaj!

Ndryshe nga ajo që thua ti, korrupsioni dhe përvetësimi parave publike nuk është thjesht shpërdorim detyre, nuk është përgjegjësi individuale, por është pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale dhe ti je në krye të saj.

NDAJ ERION VELIAJ, SHKO TE SHOKËT E TU: NË BURG!