TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artan Hoxha ka folur për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës nga SPAK.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha zbuloi se drejtorët e Veliajt komunikonin në një aplikacion sekret, të cilin e kishin programuar në mënyrë private dhe aty flisnin për aktivitete korruptive. Ky rrjet është gjetur nga SPAK në telefonin e njërit prej drejtorëve të arrestuar.
"Çështja ka nisur në prill 2023. Pas zgjedhjeve ka depozituar zoti Këlliçi kallëzim. SPAK i ka marrë të dyja kallëzimet dhe ka vijuar punën.
Sot janë arrestuar dy drejtorë dhe ka akuzë tjetër për një të arrestuar, Taulant Tusha.
Dy drejtorët janë drejtori i Ujësjellësit, Redi Molla. Tjetri është drejtori i IMT, Mariglen Qato. Janë dy drejtorët më të rëndëishsëm. Ka patur masa sigurie më të buta për gjashtë zyrtarë të tjerë, këta që kanë hedhur firma.
Këta që kanë ngritur skemën dhe janë përfituesit, janë tre drejtorët e bashkisë.
Ishte një staf i ngushtë i Bashkisë, kupola drejtuese që përdornin një rrjet të kriptuar. Kjo është gjëja e veçantë. Nëse kemi folur për Sky dhe Encro, sot ka programues që bëjnë rrjet për të komunikuar personat.
Ky rrjet i kriptuar është kapur dhe ky është filli nga ku SPAK ka filluar të shqepë historinë. Ky rrjet nuk ka shërbyer vetëm për aferat korruptive, por mund të na tregojë edhe për zgjedhjet", tha Hoxha.