AKTUALITET, 10 Korrik 2022, 10:53

“Drama për të cilën bërtas”- Braçe ‘godet’ sërish ministren e Bujqësisë: Të rrojë karteli i grumbulluesve tanë! Në Luksemburg e blejnë…

“Drama për të cilën bërtas”- Braçe

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka goditur sërish ministren e Bujqësisë Frida Krifca sa i takon tregut të fermerëve në vendin tonë.

Braçe ka ndarë në rrjetet sociale tabelat e shitjes së shalqinit në Divjakë dhe Luksemburg. Ai shprehet se në fushë e mbledhin me 7-8 lekë ndërsa atje e blejnë edhe me 193 lekë për kg.

Statusi i Erion Braçes

Drama për të cilën bërtas unë;

Fushat me SHALQI ne BUCUKAS/TERBUF, ne DIVJAKE;

CMIMI I SHALQINIT ne LUKSEMBURG, dje;

12.99 EURO PER NJE SHALQI, dmth 1.6 EURO PER KILOGRAME, fiks 193 LEKE PER KILOGRAME.

Eshte e njejta cilesi, ne mos me e mire!

Ketu 7-8 leke dhe ne fushe qe tregtaret ta cojne cmimin edhe me poshte;

Atje e blejne qe cke me te edhe me 193 LEKE ose 1.6 EURO PER KILOGRAME.

Te rroje e fitoje KARTELI I GRUMBULLUESVE tane!