TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Djali im nuk ka pasur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt”, kështu mësohet të ketë dëshmuar në Polici babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj që u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Dragoç të Shkodrës.
Më tej, i ati ka theksuar se djali i tij është rritur me shumë vështirësi ekonomike teksa ka theksuar se nuk e di arsyen e vrasjes.
“Nuk e di arsyen e vrasjes. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, është shprehur i ati i Ramazan Matajt.
Sipas të atit, Ramazan Mataj ka komunikuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme me familjarët dhe nuk ka shfaqur asnjëlloj shqetësimi.
33-veçari u qëllua për vdekje me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz” që drejtohej prej tij rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm në rrugën e fshatit Dragoç.
Kanë qenë banorët që kanë parë personin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.
Po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nderkohe qe mësohen detaje të reja nga atentati në Shkodër. Burime bëjmë me dije se viktima, Ramzan Mataj ishte kthyer para 1 viti nga Belgjika.
Policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë gjatë periudhës që ka jetuar atje.