TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Biznesmeni Elman Abule, i pandehur në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka kërkuar që çështja e tij të kalojë në Gjykatën e Tiranës.
Avokatja e tij ka kërkuar që Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) të shpallë moskompetencën.
“Nuk kam pasur të bëj kurrë me shtetin, pse duhet të gjykohem nga kjo gjykatë”, tha Abule.
Po ashtu, biznesmeni kërkoi shtyrje të seancës, por SPAK argumentoi se do të paraqesin konkluzionet përfundimtare dhe seanca duhet të vijojë. Gjykata argumentoi se kërkesa për shtyrje është e pabazuar në ligj dhe e rrëzoi.
Elman Abule është ndër të pandehurit që do të gjykohet me gjykim të shkurtuar nga GJKKO, ndërsa SPAK e akuzon për pastrim parash.