TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë se as kryeministri Edi Rama dhe as anëtarë të tjerë të qeverisë shqiptare, nuk mund të zhvillojnë takime konfidenciale me zyrtarë të FBI-së amerikane.
Në një intervistë për Panorama TV, Vasili tha se pas skandalit “McGonigal”, të gjithë anëtarët e qeverisë janë përpjekur për ta mbuluar këtë çështje. Sipas tij, ministrat kanë përdorur kodin e heshtjes dhe duke thënë se kjo është një çështje që i përket drejtësisë amerikane.
Vasili akuzon kryeministrin Rama se ka përdorur emblemën e SHBA-së për të luftuar kundërshtarin politik në Shqipëri.
Petrit Vasili: Kodi i përdorur në Shqipëri, ka qenë kodi i heshtjes. Për t’u përpjekur për të minimizuar problemin. Ministrat shkojnë në kufijtë e idiotësisë politike pasi thonë se çështja McGonigal është çështje qesharake në Amerikë. Bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Kryetari i Grupit Parlamentar thotë që është takuar në mënyurë konfidenciale me shefin e kundërzbulimit të FBI-së.
Kemi parë që kryeministri dhe shefi i zbulimit, takohen me persona të tjerë. Jo të gjithë ministrat mund të marrin pjesë në këto takime të tilla. Niveli i diskutimeve që shkëmbehen, kërkojnë konfidencialitet. Në mënyrë që të mos përdoret informacioni për arsye të tjera përveçse për sigurinë kombëtare.
Ka përdorur emblemën e SHBA-së në funksion të luftës kundër kundërshtarëve politik. Nëse ke informacione, s’ke nevojë që ta çosh në SHBA, por në drejtësinë shqiptare. Pse duhet t’i çojë informacione në Amerikë?