AKTUALITET, 25 Janar 2023, 18:23

Dosja “McGonigal”/ Rama tregon marrëdhëniet me personin “A” dhe “B”

Dosja “McGonigal”/ Rama tregon marrëdhëniet me personin

Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve nuk i ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve për dosjen “McGonigal”, ish-zyrtarit të lartë të FBI, i cili është nën hetim nga autoritetet amerikane.

Rama pranoi takimin e McGonigal, ndërsa sqaroi edhe raportet me dy personat e tjerë, Agron Neza dhe Dorian Duçka që në dosjen hetimore permenden si Personi “A” dhe “B”, për të cilët tha se njëri ka punuar pranë tij pa pagesë, ndërsa tjetri është një person i afërt i të ndjerit Azem Hajdari.

Pyetje: Agron Neza dhe Dorian Duçka nuk kanë punuar me ju?

Edi Rama: Fola për zotin Agron vjen nga lëvizja demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafain, njerëz të nderuar, të cilin nuk e kam njohur më parë dhe nuk kam shkëmbyer as letra dhe as interesa, por e kam takuar vetëm  në prani të zyrtarit të FBI. Sa i takon personit tjetër ka qenë zv.minister i Energjetikes në koalicionin e 2013 dhe për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagese.