AKTUALITET, 16 Qershor 2026, 11:39

Dosja/ Investuan në Shqipëri fitimet nga aktiviteti i drogës, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq 2 familjarët!

Dosja/  Investuan në Shqipëri fitimet nga aktiviteti i drogës,

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq për pastrim parash dhe fshehje pasurie dy anëtarë të një familjeje, të cilët akuzohen se të ardhurat nga aktiviteti kriminal i drogës i kanë investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri.

Hetimet e nisura nga viti 2019 përfunduan së fundmi dhe dosja i është dërguar Gjykatës për proces, me veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Të pandehurit janë G.M., si autori kryesor dhe familjarja e tij K.M.

“Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.2216, të vitit 2019, rezultoi se shtetasi G.M., i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar përfitime të ardhura nga veprimtari kriminale në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu veprime financiare dhe pasurore të kryera në emër të familjarëve të tij, shtetasen K.M.”, thuhet në dosjen e organit të akuzës.

Gjatë hetimit janë administruar të dhëna nga institucione shtetërore, bankare, tatimore dhe kadastrale, si dhe u krye ekspertim financiar, nga i cili rezultoi një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet pasurive të zotëruara dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara.

Njoftimi i Prokurorisë së Shkodrës:

“Të ardhurat nga veprimtaria kriminale i investoi në pasuri në Shqipëri, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq shtetasin G.M. dhe familjaren e tij

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurit G.M. dhe K.M., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.2216, të vitit 2019, rezultoi se shtetasi G.M., i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar përfitime të ardhura nga veprimtari kriminale në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu veprime financiare dhe pasurore të kryera në emër të familjarëve të tij, shtetasen K.M.

Gjatë hetimit janë administruar të dhëna nga institucione shtetërore, bankare, tatimore dhe kadastrale, si dhe u krye ekspertim financiar, nga i cili rezultoi një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet pasurive të zotëruara dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër shpreh angazhimin e saj për goditjen e pasurive që burojnë nga veprimtaria kriminale dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale”.

Dosja/  Investuan në Shqipëri fitimet nga aktiviteti i drogës,