TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se emërimi i bashkëshortes së biznesmenit Gentian Sula si zv/ministre e Punës është propozuar nga Ilir Meta.
“Aty thuhet që Veliajt ka bërë zv.ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku. Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë, por që të arrish në konkluzionin që zv ministrja është vendosur si rezultat i atij udhëtimi, këtë mund ta bësh me dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit te shtetit, ose ta kesh të provuar bisedën.
Ndërkohë që zv.ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale është vendosur aty me kërkesë të ish- kryetarit të Kuvendit, mua personalisht, kur ishim në koalicion. Më ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua që unë nuk e njihja. Kjo është e vërteta, si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë? Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë dhe nga ana tjetër, çfarë Klotilda tha është beteja e saj nuk është beteja jonë. Beteja jonë janë standardet, unë jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj”-u shpreh Rama.
Rama: Në 400 faqe roman nuk ka prova, vetëm një tregim shumë të ndërlikaur me gjithfarë lloj personazhesh por jo prova.
Aty thuhet se Veliaj ka bërë zv/ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku.
Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë, por të arrish në konkluzioni se zv/ministrja është vendosur nga ai udhëtim e bën ose me shkollën e Sigurimit të Shtetit, ose ta kesh të provuar bisedën etj.
Zv/ministrja është vendosur me kërkesë të ish-kryetarit të Kuvendit kur ishim në koalicion.
Më ka kërkuar të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile, të cilën as nuk e njihja. Normal fare siç bëhen koalicionet dhe siç bëhen bisedat. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një akt-akuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë"- tha Rama.