AKTUALITET, 22 Janar 2025, 21:19

Dosja e SPAK/ Prapaskenat e atentatit me 4 viktima! Grupi “Bajri” planifikoi ta vriste Ibrahim Licin e Dorjan Dulin. Çfarë u bisedua në Sky Ecc

Dosja e SPAK/ Prapaskenat e atentatit me 4 viktima! Grupi “Bajri”

Ashtu siç kuptohet edhe nga dosja ‘Metamorfoza’ ku Ibrahim Lici kërkohej me çdo kusht për t’u vrarë.

Nga ku del se grupi kriminal ‘Bajri’ po planifikonte për të vrarë Ibrahim Licin, Dorjan Dulin, si dhe një njeri të besuar të tij, thuhet ne emisionin "Shenjester".

Bisedat në Sky Ecc

Asmer Bilali duke qenë lidhje e ngushtë e Behar Bajrit ka pasur rolin e organizimit të kushteve të vrasjes së shtetasit Ibrahim Lici.

Të cilin e shikon me përparësi dhe më pas ofron dhënien ndihmë për vrasjen e shtetasit Dorian Duli, për të cilin interesohet Behar Bajri

2020

Asmer Bilali

Ibrahimin e kanë parë në jug këto ditë, te hoteli i një shokut të Bardhokut

Ia kishin treguar këtij shokut hotelin, por e kishte harruar emrin.

Behar Bajri

Dihet që rri me ta, po ku fiks?

Asmer Bilali

Po e marr vesh se ku fiks dhe po të them se me kë ka qenë.

Se më thanë me një mik të Bardhokit, por emrin ia kishin harruar.

Vendndodhja e Ibrahim Licit nuk dihet, por nëse një ditw ai arrestohet nga policia ofrimi i statusit të penduarit në Shqipëri mund të zbardhë shumë ngjarje kriminale të mbetura pa autor në Shkodër.

Fillimi i një hakmarrje që vetëm fundi nuk i dihet se ku do të jetë….

Ndërkohë që një detaj i errët që mbetet edhe ky për t’u zbardhur është plumbi i vetëm që qëlloi Arlind Bushatin në makinë.

Nga erdhi ky plumb dhe kush e shkrepi armën….

Dhe e kujt ishte arma e tretë në makinë?!!