AKTUALITET, 21 Nëntor 2024, 18:44

Dosja e “nxehtë” e Berishës, seancë “maratonë” në Gjykatën Kushtetuese, ç’pritet të ndodhë

Dosja e “nxehtë” e Berishës, seancë

Seanca nisi ditën e martë ku nisi shqyrtimi i kërkesës së Berishës për të shfuqizuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por pas disa orësh u shty për t’u vijuar këtë të enjte.

Kreu i partisë demokratike kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën, sepse është shmangur Kuvendi duke qenë se ai është deputet.

Por SPAK sqaron se masa e dhënë në atë kohë ndaj tij, nuk e kushtëzonte Berishën për të vijuar jetën e tij politike dhe angazhimet.

Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, ndërsa edhe më herët, kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit./TCH