AKTUALITET, 18 Dhjetor 2025, 15:05

Dosja e 21 Janarit, dëshmia e Metës në SPAK: Amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente kishin dijeni për skenarin e dhunshëm dhe vrasje

Dosja e 21 Janarit, dëshmia e Metës në SPAK: Amerikanët dhe

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë qelinë ditën e sotme dhe është paraqitur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen e “21 Janarit".

Meta ka deklaruar në SPAK se amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm që u zbatuar më 21 janar 2011.

Gjithashtu bëhet me dije se ky skenar ka qenë i organizuar nga Edi Rama, në mënyrë që të kishte protesta viktima, ashtu siç fatkeqësisht pati katër viktima.

Provat që disponon ish-presidenti do të merren nga Prokuroria e Posaçme dhe do të hetohen dhe verifikohen nëse janë të falsifikuar apo jo.