TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pano Soko nga 'Nisma Thurje' në MCN Live ka komentuar e protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës lidhur me dosjen 5D.
Ai tha se drejtorët e Veliajt kanë vjedhur paratë në formën më të hapur të mundshme, duke mos pasur aspak frikë nga ligji.
Sipas tij me urdhër gjykate duhet të hetohet dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj pasi ai është përgjegjësi kryesor dhe se me këtë ngjarje bashkia ka rënë si institucion.
"Deri tani po e ndiqja dhe është ajo që prisja. Afera 5D është afera më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë. Kemi pasur raste të deklaruara të korrupsionit, evazionit aty, por në këto përmasa, por dhe forma në të cilën është kryer e gjithë afera është brutaliteti me mënyrën primitive me të cilën janë vjedhur paratë.
Ajo që ka ndodhur është se këta në mënyrë gati ofendues e kanë vjedhur para në formën më të hapur duke bërë kompani të vetën duke marrë para nga buxheti bashkisë dhe i kanë kaluar në llogari të vetë. Nuk janë munduar fare të ndërtojnë skema, nuk kanë frikë fare nga ligji. Kalonin lekët e buxhetit të shtetit nga bashkia te kompania e vetë dhe problemi është te ofendimi, dëmi moral që të shkakton një gjë e tillë", tha ai.
Lidhur me akuzat ndaj medias se janë të kapur, Soko tha se mllefi me gazetarët i drejtohet në fakt medias sepse realisht këtë që ka ndodhur këto ditë në pjesën më të madhe të medias shqiptare është katastrofale. Ai tha se Veliaj ka kapur pjesën më të amdhe të mediave.
"Të mundohesh të fshehësh apo të mbash të fshehur një ngjarje të tillë që është bërë publike se kuptoj çfarë interesi ka media në këtë rast. Çfarë do i mbrosh ti Veliajt si media kur ka dalë SPAK. Por nëse tregohesh korrekt me lajmin je mirë me veten.
Ata duhet ta kishin bërë punën investigative, por këtë s’po e them, por të paktën kur ndodh transmetoje se nuk e sheston dot Erion Velaijn kur me urdhër gjykate duhet të hetohet dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Nuk mujd ta mbytësh dot të vërtetën sado që mund ta bësh një sy qorr dhe një vesh shurdh se bën dot kur ajo ka dalë në dritë të diellit.
Po mundohen ta fshehin, Veliaj ka qenë shumë i zellshëm në kapjen e mediave, skam parë ndonjë protestë kundër Ramës të mos e kenë transmetuar, ndërsa tani pjesa më e madhe e Tv nuk janë në transmetim të kësaj proteste, MCN është një ndër 2-3 mediat që po e transmetojnë", tha ai.
Më tej ai shtoi se Bashkia ka rënë si isntitucion dhe se Veliaj duhet të largohet. Sipas tij kjo protestë është e qytetarëve dhe jo politike sepse është mes hajdutit dhe të vjedhurit.
"Ajo që do duhet të ndodhë normalisht që nuk është vendosur akoma si paradigmë dhe kjo vjen që nga kryeministri Rama dhe reflekton tani dhe te Veliaj se me tu shpërbërë bashkia se ata drejtorë janë drejtuesit e kësaj makinerie dhe kur ata i ke sot pas hekurave atëherë ky institucion ka rënë dhe se kuptoj se ku është morali politik i Veliajt që shkon në zyrë.
Veliaj ka përgjegjësi që të kujdeset për mënyrën dhe procedurat e bashkisë. Kryeministrin e zgjedh parlamenti, ndërsa bashkinë e kemi të titulluar dhe ky ka marrë përgjegjësinë në momentin që u zgjodh dhe prandaj duhet të mbajë përgjegjësi. Veliaj se ka bërë punën e tij që i takon.
Ngjyrimi polik e dëmton debatin e protestës sepse debati është mes të vjedhurit dhe vjedhësit, hajdutit dhe të grabiturit. sot janë qytetarët e vjedhur që do kundërshtojnë qytetarin hajdut", tha Soko.