TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Doris Madhi, kryetare e grupit të këshilltarëve të PD-së në Elbasan, renditi në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV, problemet e mëdha që ka dega e PD-së në Elbasan prej 3 vitesh, pas zgjedhjeve vendore, kur partisë kryesore të opozitës i mungojnë njerëzit dhe organizimi.
“Që në 2023 kur ne menduam se po ngrinim frymën gjatë zgjedhjeve lokale kur kishim kandidat zotin Boçi kishim vështirësi për të plotësuar strukturat, qendrat me numërues, vëzhgues. Pas dy viteve gjendja është më e mjerueshme. S’ka organizim, mungesa e kryetarit ka ndikuar, 4 mandate në opozita. Duhet të pranojmë edhe pragmatizmin, se ka demokratë që ndjekin PD që në 1991.
Ka patur bashkëpunime që nuk do t’i dëshironin demokratët si ai i vitit 2013 mes Berishës dhe Metës.
Baza nuk i pranon këto dhe qoftë prej 4 mandateve në opozitë, e ka humbur besimin dhe shumë njerëz largohen. Baza është e lodhur, shumë njerëz janë larguar, sot gjejnë edhe njerëz që përjashtohen, çfarë besimi do të ketë baza për t’u mbledhur rreth boshtit. Dhe pyetja ime, do t’ia drejtoj unë zotit Berisha: A e quan veten bosht sot në Partinë Demokratike?”- tha Madhi.