AKTUALITET, 9 Korrik 2022, 11:42

“Dola në mbrëmje dhe piva alkool, kur u ktheva në shtëpi më kërkoi llogari”- Djali rrëfen përse ndërmori aktin ekstrem duke qëlluar me thikë nënën e tij

“Dola në mbrëmje dhe piva alkool, kur u ktheva në

Gjykata ka lënë në burg 30-vjeçarin, Klaudio Çobaj  i cili qëlloi me thikë disa herë nënën e tij, Donika Çobaj duke e lënë të plagosur.

Burime thanë se 30-vjeçari ka pohuar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se atë mbrëmje kishte dalë dhe kishte konsumuar alkool.

Ai pohoi se kur u kthyer në shtëpi, e ëma i kishte kërkuar llogari përse rrinte jashtë natën dhe konsumonte alkool.

Në debat e sipër dhe nën efektin e pijes, ai ka qëlluar me thikë në trup dhe qafë nënën e tij.

E plagosura pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Fier dhe është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjyqtari i çështjes, Taulant Banushi pasi ka dëgjuar prokurorin Hysen Hajasllari dhe të pandehurin vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj të dyshuarit.

Masa e sigurisë u zhvillua pa avokat, pasi këta të fundit kanë bojkotuar seanca gjyqësore për shkak se nuk janë dakord me hartën e re gjyqësore.