AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 22:14

“Do t’i ndajnë fondet që në fillim”, Soko tregon se çfarë fshihet pas projektligjit të propozuar për AKSHI-n

“Do t’i ndajnë fondet që në fillim”, Soko

Qeveria po përgatit një projektligj të ri për funksionimin e punës së AKSHI-t, pas skandaleve të zbuluara me tenderat. Analisti Pano Soko, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kjo është një mënyrë e re për të hequr qafe Komisionin e Prokurimit Publik dhe paratë do të ndahen mes firmave që në fillim.  

“Kjo është mënyrë e re për të shpëtuar AKSHI-n nga KPP-ja, që është apeli i Prokurimit Publik dhe për të shmangur këtë do ta ndajnë vetë. AKSHI-it i lind mundësi që hyjë me shumë kompani që të ndërtojë kompani me 51 për qind me kompani të tjera.

Neni 8 i projektligjit të propozuar nga deputeti Erion Malaj, deputet i PS, ka menduar që një ndryshim në nenin 36 dhe paratë që këto kompani do t’i fitojnë nuk do të quhen të ardhura nga tarifa publike, pra duart do të jenë të lira për prokurimin.

Rreziku tjetër është që janë këta Ermal Beqiraj do të bëjë një kompani, ky i First një tjetër, këta do të bëjnë nga një joint venture me AKSHI-n dhe do të përdorin të dhënat, Kadastrat, trafiku, gjykatat, prokuroria, janë thesare që vlejnë shumë para, më shumë se tenderat.

Ky ligj do të bëjë që do t’i ndajnë fondet që në burim dhe do ta ndajnë tortën me thikë që në fillim që të të mos hahen me njëri-tjetrin”- tha Soko.