AKTUALITET, 4 Dhjetor 2024, 18:57

Do të zëvendësojë Ismail Shehun, emërohet anëtari i ri i Këshillit Drejtues të Kadastrës

Do të zëvendësojë Ismail Shehun, emërohet anëtari

Emërohet anëtari i ri i Këshillit Drejtues të Kadastrës. 

Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Mësohet se është zëvendësuar nga Eduard Ahmeti.

Vendimi:

V e n d i m për Lirimin dhe emërimin e një anëtari të këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës

Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “për kadastrën”, me propozimin e kryeministrit, këshilli i ministrave
v e n d o s i:

1. Z. ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë.

ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “fletoren zyrtare”.