AKTUALITET, 20 Mars 2026, 09:59

Do të rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm të PD? Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

Do të rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm të

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në studion e “Off the Record”, foli për mundësinë e rikandidimit në këtë post dhe rolin e tij në parti.

“Unë e konsideroj veten me mision, misionar të kësaj force dhe nuk e konsideroj veten thjesht zyrtar. Jam punëtor partie, sepse nuk e kam parë partinë si një formacion për të cilin duhet vetëm të kontribuoj, por si një forcë që i ka dhënë këtij vendi dhe ka ndikuar në zhvillimet e tij. Për këtë arsye unë i përkushtohem kësaj force pafund.

Por unë njoh autoritetin e institucioneve. Kur institucionet vendosin për mua apo për këdo tjetër, verdikti i tyre do të respektohet. Prandaj nuk është tagri im.”

I pyetur për ambicien për të vijuar në këtë detyrë, Noka u shpreh se nuk i takon atij të vendosë, por kryetarit të parties.

“Nuk është e drejta ime të flas për këtë gjë. Është e drejta e kryetarit që zgjidhet me datë 23 maj nga vota e demokratëve të përcaktojë kush do të jenë bashkëpunëtorët e tij.”