TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për negociatat mes SHBA dhe Iranit, ku pritet raundi i dytë i tyre, në ditën që skadon edhe armëpushimi.
Gjinishi tha se Trump ka bërë edhe deklarata entuziaste, por sido që të shkojnë punët, ka edhe "bombat"...
"Presidenti Trump ka patur deklarta entuziaste, por ka gati edhe bombat. Irani nuk ka konfirmuar do të jetë apo jo në raundin e dytë të bisedimeve. Pse jemi në këtë situatë? Palët nuk po lëshojnë pe në disa çështje problematike. Programi bërthamor, Ngushtica e Hormuzit dhe sanksionet për Iranin. Këto po diskutohen.
Ka patur një incident sot, një anije iraniane u godit. Irani ka bërë vetëm deklarata deri tani. Qëndrimi ka qenë, do të presim sa të largohen familjarët e bordit dhe do të reagojmë. A do të ketë nesër bisedime? Çfarë do të bëhet me armëpushimin, pasi mbaron afati? Do ta zgjasë Trump apo do të bëjë një goditje? Situata është e paqartë", deklaroi Gjinishi.