AKTUALITET, 17 Mars 2026, 13:18

Do të kandidosh për kryetar i PD? Berisha: Kush të tha që jo, po si e bën këtë pyetje. Dorëheqja, kur zgjedhjet janë normale

Do të kandidosh për kryetar i PD? Berisha: Kush të tha që

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të rikandidojë si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit.

“Kush të tha që jo? Po si e bën këtë pyetje. Kaq përgjigja”-ishte replika e Berishës.

Pyetje: A konfirmoni ju pjesëmarrjen në këtë garë?

Berisha: A mund të më thuash ti kush të tha jo, si e bën këtë pyetje?!

I pyetur nëse rikandimi bie ndesh me statutin e PD, Berisha dha këtë përgjigje:

“Neni flet për zgjedhje, jo për farsë elektorale. Nëse ka një realitet, janë zgjedhjet ishin farsë elektorale.

Kur zgjedhjet janë normale, është detyra e drejtuesit për dorëheqje”-u shpreh Berisha.