AKTUALITET, 27 Janar 2025, 22:34

"Do të jetë vend për turizëm dhe argëtim"/ Nikoll Lesi shpjegon shtetin e Baba Mondit

"Do të jetë vend për turizëm dhe argëtim"/

Botues i "Koha Jonë", Nikoll Lesi, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për idenë e Ramës për krijimin e shtetit bektashi. 

Lesi tha se shteti i Baba Mondit, do të jetë kryesisht në funksion të rritjes së turizmit dhe si vend argëtimi. 

"Shtetin e mendoj si vend turistik, që do vijnë shumë turistë, do të bëhet reklamë e madhe. Nuk do jetë si Vatikani. Do të jetë qytet-shtet pa dogana, do të ketë argëtim, jo si myslimanët radikalë dhe me shumë turistë. Kjo nuk është gjë e vogël.

Një njeri i njohur i mazhorancës, thotë që kjo gjë bëhet me prekje të Kushtetutës.

Këtë shtet do ta krijojë padiskutim Edi Rama, se si pastaj… Që nuk do të jetë si Vatikani e kam bindje, por do ta krijojë.

Rama e ka idenë më shumë te marketing ndërkombëtar, turizmi, paraja, të thotë solla turistë", tha Lesi. 

"Do të jetë vend për turizëm dhe argëtim"/