AKTUALITET, 23 Janar 2025, 12:16

"Do provoj pafajësinë"/ Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Sterilizimi”, ja akuzat ndaj Beqajt, ish-ministri: Ndikim politik, dëmtuat procesin

"Do provoj pafajësinë"/ Gjykata e Posaçme kalon

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Sterilizimi”. Të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Kurse gjashte të tjerët për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Duke iu referuar burimeve të pranishme në salle, Beqaj ka thënë se procesi ndaj tij është politik.

Ai është shprehur para togave të zeza se do të provojë pafajësinë e tij, ndërsa të pandehurit e tjerë i qëndrojnë gjykimit të shkurtuar.

“Më janë shkelur të drejtat”, ka deklaruar në GJKKO ish-ministri, duke iu drejtuar togave të zeza: “Akuzat e mia i ka bërë PD, ndikimi juaj është politik. Vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha.

Gjithashtu, Ilir Beqaj është shprehur se procesi është dëmtuar në mënyrë të qëllimshme, duke theksuar se “nuk ka një akuzë të shkruar për atë që akuzohem”.

“Ju dhe prokuroria nuk keni dashur të zbuloni të vertetëm. Unë nuk kam mundësi të mbrohem, por vetëm të denoncoj”, ka thënë ish-ministri.

“Më janë shkelur të drejtat, akuzat e mia i ka bërë PD, keni dëmtuar në mënyrë të qëllimshme procesin, nuk ka një akuzë të shkruar për atë që akuzohem, ndikimi juaj është politik, vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha, ju dhe prokuroria nuk keni dashur të zbuloni të vërtetën, unë nuk kam mundësi të mbrohem, por vetëm të denoncoj”, ka deklaruar ish ministri i Shëndetësisë.

Rrjepaj: Kemi bërë një vepër të dobishme, pretendimet tona nuk i dëgjon njeri, nuk ka një proces të rregullt ligjor, Kam kërkuar 600 fashikujt në mënyrë elektronike dhe nuk i kam marrë, nuk i njoh provat, Drejtoria e Burgjeve refuzon, Gjykata hesht në këtë refuzim.

Ilir Beqaj hoqi dorë nga kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe kërkon pushimin. Kurse Klodjan Rrjepaj kërkoi pushim të gjykimit të shkurtuar dhe pushim të çështjes.

Nga ana tjetër Ilir Rrapaj kërkoi pushim të gjykimit të shkurtuar. Ai kërkoi gjithashtu ekspertizë të re dhe plotësim hetimesh. Gjashtë të akuzuarit kërkuan pushim dhe veçim çështjeje.