AKTUALITET, 17 Prill 2026, 20:46

"Do jemi ballë për ballë në gjyqin e shekullit"/ Berisha sfidon Ramën: Zgjidh studion televizive dhe hajde në debat

"Do jemi ballë për ballë në gjyqin e shekullit"/

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita, sipas tij, ka qenë objekt i një sulmi të qëllimshëm për t’u dobësuar dhe për t’u nxjerrë jashtë skenës politike. Ai u shpreh se kjo, sipas tij, lidhet me refuzimin e opozitës për të bashkëpunuar me qeverinë, të cilën e akuzoi si të përfshirë në krim, duke theksuar se nuk pranojnë të jenë një “opozitë fasadë”.

Berisha theksoi se Partia Demokratike do të vijojë të qëndrojë, sipas tij, e palëkundur në mbrojtje të kauzave të saj dhe të interesit qytetar. Ai pretendoi gjithashtu se janë bërë përpjekje për të izoluar ndërkombëtarisht opozitën dhe për të dëmtuar strukturat e saj.

Në vijim, ai përmendi mbështetje ndërkombëtare, duke iu referuar rezolutave që, sipas tij, kritikojnë qeverinë dhe situatën politike në vend. Sa i përket çështjeve ligjore, Berisha deklaroi se nuk është paraqitur asnjë provë ndaj tij dhe se është thirrur për t’u përballur në gjykatë lidhur me firmat e tij.

Nga foltorja, ai paralajmëroi një përballje që e cilësoi si të rëndësishme, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama për debat publik, qoftë në një sallë gjyqi apo në studio televizive, duke premtuar se do të paraqesë, sipas tij, fakte dhe dokumente.

Berisha: "Atyre që për të sulmuar opozitën dhe për të mbrojtur krimin narko diktaturën ju them se nuk duhet të harroni u nis një sulm ndaj nesh për të na asgjësuar për të na fshirë nga harta politike. Vetëm e vetëm se ne në opozitë me sakrifica nuk mund të pranonim shkrirjen me qeverinë e krimit, të jemi fasadë opozitë. Do jemi të pamposhtur në mbrojtjen e kauzës sonë,. Do jemi avoketër të interesit qytetar. U tentuat të na konfiskohej partia, na izoluan ndërkombëtarisht me lobime të mafies ndërkombëtare.

Kemi mbështetje si kurrë ndonjëherë me 14 rezoluta që denoncojnë narko shtetin e Edi Ramës, farsën e tij burgosjet politike. Sot jo vetëm që nuk paraqitur një provë për SB, por ju e dëgjuat u thirr të ulet në bankën sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. I them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallë dhe merr në manovra frikacak si ti nuk ka, të sfidoj në formë mëshire, zgjidh studion televizive, puthadorët e tu dhe hajde në debat tu faktoj shqiptarëve me fakte dokumente se çfarë hajduti i pangopur je. Jo vetëm kaq, por çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde. Edi Rama koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund.