AKTUALITET, 15 Shkurt 2025, 16:03

Dje festuan Shën Valentinin/ Ky është çifti që u përfshi në aksidentin në Pishkash ku humbi jetën 20-vjeçarja

Dje festuan Shën Valentinin/ Ky është çifti që u

Çiftit u përfshi në orët e para të mëngjesit në Pishkash, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani. Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej tre muajsh me drejtuesin e automjetit.

Ajo dhe Sinani jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit. Sipas burimeve, çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi.

Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.