TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve deputetja Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend, solli shembujt e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në këto vite, nga Koncesioni i Butrintit që sot është në Gjykatë Kushtetuese, te Teatri Kombëtar, te plani për Amfiteatrin e Durrësit, te Bylisi, te monumentet e zhdukura dhe të ndërtuara sipër.
Zhupa u shpreh se PD do të fusë në ligj kur të vij në qeverisje konceptin e “ Vlerësimit të Impaktit në Trashëgimi”. ”Asnjë ndërhyrje nuk do bëhet pa bërë paraprakisht nga ekspertët raportin e Vlerësimit të Impaktit të Trashëgimisë, a prek konceptin historik të saj, a prek konceptin arkeologjik të saj! Ky do futet si detyrim ligjor dhe do jetë i detyrueshëm. Është e pakonceptueshme që monumentet dhe sitet të jepen me koncesion duke i lënë në dorë privatit të vendosi mbi historinë, gjetjet, identitetin shqiptar.
Në 100 vitet e ardhshme askush nga ne në sallë nuk do jetoj dhe me shumë mundësi s’do ketë ndonjë rëndësi për historinë, vetëm 1% do mbahet mend si tekst historie diku bardh diku zi, por trashëgimia kulturore do jete aty qindra vite pas nesh. Kemi detyrim për brezat e ardhshëm ta mbrojmë dhe ta ruajmë me gjithë vlerat. Koncepti i koncesionit do zhduket nga trashëgimia kulturore dhe do jetë gjithmonë shteti përgjegjës për monumentet dhe sitet kulturore”, tha ajo.