AKTUALITET, 4 Korrik 2024, 09:07

Dita e Pavarësisë së SHBA, Bajram Begaj: Gëzuar 4 korrikun!

Dita e Pavarësisë së SHBA, Bajram Begaj: Gëzuar 4 korrikun!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat festojnë sot Ditën e Pavarësisë.

“Gëzuar 4 korrikun!”, shkruan kreu i shtetit në një postim në rrjetin social “X”, ndërsa shton më tej se Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një angazhim i përbashkët ndaj vlerave demokratike.

Postimi i plotë

Gëzuar 4 korrikun! Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një angazhim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime.