AKTUALITET, 13 Qershor 2026, 21:31

Dita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra në shesh kundër klasës së vjetër politike (FOTO+VIDEO)

 

Protesta qytetare ka hyrë në ditën e saj të 14-të radhazi, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në bulevardin përpara Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe asaj që e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”.

Dita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra në

Tubimit në Tiranë i janë bashkuar edhe përfaqësues të diasporës shqiptare, të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme, duke shprehur solidaritet me protestuesit në Shqipëri.

Dita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra në

Dita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra në

Pjesëmarrësit kanë mbushur bulevardin me pankarta dhe thirrje kundër korrupsionit, keqqeverisjes, ndërsa kanë kërkuar hapjen e një kapitulli të ri në jetën politike të vendit.

Dita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra në

Gjatë protestës janë mbajtur fjalime nga aktivistë, përfaqësues të grupeve qytetare dhe pjesëtarë të diasporës, të cilët kanë theksuar nevojën për përfaqësim të ri politik dhe për t’i dhënë fund, sipas tyre, dominimit të figurave që kanë drejtuar vendin prej dekadash.

Dita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra nëDita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra në

Ndonëse nisi si revoltë kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe zonat e mbrojtura, organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi qytetar do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, duke e konsideruar protestën si një lëvizje të gjerë për ndryshim politik dhe institucional.

Dita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra nëDita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra në

Ndërkohë, atmosfera në bulevard ka qenë e qetë, por e vendosur, me pjesëmarrësit që kanë përsëritur thirrjet për largimin e klasës së vjetër politike dhe ndërtimin e një alternative të re për vendin me thirrjet “Shqipëri e re”.

Dita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra në

Dita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra nëDita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra në

Pas qëndrimit përreth tre orë para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.

Dita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra nëDita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra nëDita e 14 e protestës/ Në bulevard edhe diaspora, mijëra në