AKTUALITET, 10 June 2026, 21:52

Dita 11/ Tirana skuqet nga flamujt kombëtarë, mijëra kërkojnë dorëheqjen e qeverisë (FOTO+VIDEO)

Dita 11/ Tirana skuqet nga flamujt kombëtarë, mijëra

Dita e 11 e protestës që mblodhi sot me mijëra qytetarë për të protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike. 

Karvani i njerëzve shtrihej nga sheshi “Skënderbej” deri te hotel Rogner, pjesëmarrja më e madhe e këtyre 11 ditëve. Të majtë, të djathtë, elektorat gri, fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, të gjithë ishin në rrugë, në qendër të kryeqytetit shqiptar për të protestuar, në protestat ndoshta më të mëdhatë që ka parë vendi prej viteve ’90 kur u rrëzua sistemi komunist.

Dita 11/ Tirana skuqet nga flamujt kombëtarë, mijëraDita 11/ Tirana skuqet nga flamujt kombëtarë, mijëra

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë komunizmi”, “Ju erdhi fundi”, “Atdheu nuk Shitet”, “Bashkohuni me Ne” ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.

Një pjesë e madhe e protestuesve mbanin në duar flamuj kuqezi, por edhe bluza me simbolin e flamurit dhe veshje kombëtare. Përveç thirrjeve kundër qeverisë, thirrjet e tyre kanë shkuar dhe për qytetarët e tjerë, për t’iu bashkuar protestës.

Dita 11/ Tirana skuqet nga flamujt kombëtarë, mijëraDita 11/ Tirana skuqet nga flamujt kombëtarë, mijëraDita 11/ Tirana skuqet nga flamujt kombëtarë, mijëra

Në pamjet e siguruara nga LSA shihet pjesëmarrja masive e qytetarëve që marshojnë rrugëve të Tiranës. 