AKTUALITET, 17 Prill 2024, 20:00

Diskutimet pa kamera/ Deputeti i PD tregon formulën e “Zgjedhores”: U arritën dy rotacione politike! Leskaj: Jemi bërë parti burrash

Diskutimet pa kamera/ Deputeti i PD tregon formulën e

Në debatin me dyer të mbyllura në Grupin Parlamentar të PD së Rithemelimit është diskutuar edhe për Reformën Zgjedhore.

Ndër të tjera Oerd Bylykbashi ka shpalosur edhe formulën e Zgjedhores.

Sipas tij, duhet të rikthehen koalicionet dhe të hapen listat, pasi me këtë formulë janë arritur dy rotacione politike.

“Rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë ku secila parti antare e një koalicioni ka të drejtë të garojë me emrin e saj në fletën e votimit duke i dhënë zgjedhësit të drejtën të votojë për partinë që preferon, brenda koalicionit. Kjo formë koalicioni ka funksionuar me sukses dhe pa asnjë problem nga 2003-2020 dhe ka siguruar dy rotacione politike (2005 dhe 2009)”, ka thene Bylykbashi.

Ndërkohë deputeti tjeter i PD, Helidon Bushati eshte shprehur se “ne nuk mund të bëjmë reformë zgjedhore pa pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve”.

Oerd Bylykbashi: PD kërkon rikthimin te dakordësia e fundit e arritur nëpërmjet pozitës dhe opozitës (i referohet 5 qershorit 2020), për të cilin ka dhe një marrëveshje të firmosur nëpërmjet palëve dhe të mbështetur nga partnerët strategjikë dhe organizatat ndërkombëtare, e për pasojë zhbërjen e pasojave dhe ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor ( korrik dhe shtator 2020), posaçërisht për:

PD angazhohet të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër,  të bëjë realitet votën e  të gjithë shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit, aty ku ata banojnë, sipas detyrimeve aktuale që burojnë nga Kodi Zgjedhor, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 9 dhjetor 2022, me të njëjtat standarte dhe garanci si shtetasit që votojnë brenda vendit. Sistemi i votimit të shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit duhet të thjeshtohet nga procedurat e rënduara të regjistrimit me qëllim shmangien e kontrollit dhe filtrave qeveritare. Sistemi i votimit për këtë kategori zgjedhësish duhet të jetë efikas dhe i paanshëm dhe nuk duhet të shërbejë për të ndikuar njëanshmërisht në rezultat.

PD angazhohet që të analizojë me seriozitet problematikat serioze të shfaqura në zgjedhjet e fundit përsa i përket procesit të votmit dhe numërimit elektronik, me qëllim arritjen e një vendimmarrje  përfundimtare e cila di t’i japë fund fazës hibride të pilotimit të tij në disa zona, nëpërmjet shtrirjes së tij në të gjithë vendin, ose heqjes dorë përfundimisht prej këtij sistemi. KQZ ka dështuar të zbatojë garancitë që ligji parashikon për zgjedhësin që të konfirmojë dhe hedhë votën në liri të plotë. Votimi nga persona të tretë dhe/ose operatorë teknikë të KQZ përbën vepër penale dhe është antikushtetues sipas jurisprudencës kushtetuese te 2002. Mungesa e një auditimi të pavarur të çertifikuar, pas tre pilotimesh nga viti 2021, cënon besimin në menaxhimin e votimit elektronik.

Helidon Bushati: Ne nuk mund të bëjmë reformë zgjedhore pa pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve. E theksoj fort sepse nuk mund të bëjmë ne reformë zgjedhore pa mbështetjen e amerikanëve. Vetëm kur përmirësuam marrëdhëniet me amerikanët ne mundem të marrim atë çfarë morëm. (I referohet fundit të aksionit opozitar).

Bujar Leskaj: Ne duhet të flasim në media dhe ku ta qartësojmë se duam të rikthehmë koalicionet parazgjedhore. Po ashtu të shprehemi se duam lista të hapura, votën e emigrantëve pa kushtet që vë gjeveria, që të kapim një bazë të gjërë emigrantësh, jo vëtëm 18 që janë regjistruar në portalin e qeverisë dhe votimin elektronik. Dhe votimi elketornik nuk është aq i thjeshtë sa duket, duhet të mos biem në gracka dhe të sigurojmë që të mos biem pre e manipulimeve.

Ndërkohë propozoj që të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh më Grupit Parlamentar E kam bërë këtë propozim edhe përpara disa javësh por e përsëris prap. Dhe unë sugjeroj që gara për këto poste të bëhët vetëm mes grave, sepse jemi shndërruar në parti burrash. Pra unë po e shpreh qëndrimin tim se do të marr pjesë në votimet për këto poste, vetëm nëse kandidatet do të jënë zonja.