AKTUALITET, 24 Prill 2026, 22:41

Dibër/ Rama ndan foton me Manjën: Nga Vermoshi në Konispol

Dibër/ Rama ndan foton me Manjën: Nga Vermoshi në Konispol

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, mori pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Dibër, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

Kryeministri ndau një foto me drejtuesin politik të PS-së, teksa shkruan “Nga Vermoshi në Konispol”.

PS ka nisur turin “Punët e Shqipërisë”, në kuadër të të cilit po zhvillohen takime me qytetarët në gjithë vendin, për të diskutuar mbi problemet që kërkojnë zgjidhje konkrete.