AKTUALITET, 24 Janar 2023, 10:10

Dibër/ Trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra, bllokohen disa fshatra, ikën energjia elektrike

Dibër/ Trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra,

Situata në qarkun e Dibrës vijon të jetë problematike. Mësohet se prej katër ditësh njësia Lurë është e bllokuar, ndërkohë që lëvizja bëhet vetëm drejt Rrëshenit, por me shumë vështirësi.

Ndërkohë, rruga nga njësia Lurë drejt Peshkopisë është e bllokuar nga bora, ndërsa disa fshatra ngelen të izoluara ku trashësia e dëborës varion nga 40-50 cm.

Probleme ka dhe në Terrnovë të madhe dhe Terrnovë e Vogël dhe në disa fshatra të Martaneshit, ndërsa energjia elektrike ka munguar në disa zona.

Po ashtu, probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, konkretisht në By-Passin në qafen e Murrizit. Aktualisht borëpastrueset vijojnë punën për hapjen e rrugëve të bllokuara.