AKTUALITET, 13 Janar 2025, 10:22

"Diaspora"/ Zgjedhjet e 11 majit, drejtuesit politik të PS mblidhen në selinë rozë. Për Tiranën Spiropali, ja emrat e tjerë

"Diaspora"/ Zgjedhjet e 11 majit, drejtuesit politik të PS

Këtë të hënë në selinë e PS janë mbledhur drejtuesit politikë, ku në fokus do të jetë vota e diasporës.

Raportohet se Rama nuk është i pranishëm nëmbledhje, por prezent janë drejtuesit politik për Tiranën.

Në seli është drejtuesja politike për Tiranën Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Drejtuesit e tjerë janë të mbledhur online.

Më 11 janar është hapur zyrtarisht platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Deri tani janë mbi 7000 aplikime për të votuar nga diaspora.