TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Paketa e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor e propozuar nga PS që lehtëson votën e diasporës është miratuar në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Nisma parashikon afrimin e afateve të regjistrimit të partive, koalicioneve zgjedhore dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, mbulimin e të gjitha shpenzimeve postare për votën e diasporës, si dhe numërimin e votës së diasporës nga KQZ dhe përfaqësues të partive.
Ndërkohë që mazhoranca refuzoi të votojë nismën e demokratëve, sipas të cilës të drejtën për regjistrim në Platformën e KQZ ta kenë edhe ata shqiptarë në diasporë, duke përdorur një mjet identifikimi të një shteti tjetër.
Megjithatë, socialisti Damian Gjiknuri la të hapur mundësinë për realizimin e kërkesës së opozitës.
Mbledhja e komisionit të Ligjeve i parapriu diskutimeve dhe votimit në seancën plenare të së enjtes, ku do të qartësohet nëse ndryshimet në Kod do të votohen apo jo, marrë parasysh se për rishikimin e ligjit elektoral nevojiten të paktën 84 vota deputetësh.