TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

KQZ do të vendosë në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile çdo ditë të hënë, listën e shtetasve të cilëve iu është miratuar kërkesa për regjistrim.
Kjo kërkesë u miratua nga Komisioni Rregullator, si shtesë në vendimin “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”.
Lista do të gjenerohet në mënyrë automatike nga Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) dhe do t’i vendoset në dispozicion DPGjC-së në format elektronik.
DPGjC merr masa të hartojë dhe publikojë ekstraktin e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit të cilëve u është miratuar kërkesa për regjistrim, brenda 24 orëve, sipas përbërësve të listës së zgjedhësve nga jashtë vendit të përcaktuar në këtë vendim.
Nevoja për shtesën në vendimin nr/ 10/2025 lindi për shkak të volumit të kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë dhe për të lehtësuar punën e DPGJC, me qëllim që të fillojë punën përgatitore për të identifikuar këta zgjedhës, të cilët në përfundim të procesit të regjistrimit do të jenë pjesë e listës së zgjedhësve nga jashtë dhe do të hiqen nga lista e zgjedhësve brenda vendit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.