TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka folur për numrin e lartë të gabimeve në aplikime gjatë procesit të regjistrimit të diasporës për pjesmarrjen në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ministri Balla tregon mënyrën se si bashkëatdhetarët të shmangni gabimet gjatë regjistrimit në portalin e KQZ.
Gjithashtu Balla në mesazhin e tik i ka bërë thirrje edhe një herë emigrantëve të regjistrohen menjëherë pasi mbeten edhe 40 ditë deri më 4 mars, kur përfundon afati i regjistrimit online.
Balla u rikujtoi atyre listën e duhur me dokumente të vlefshme, por tërhoqi vëmendjen mbi gabimet më të shpeshta dhe që mund të shmangen, që nga ngarkimi i dokumenteve që nuk përmbajnë adresën e banimit e deri te "screenshot" të adresës në Google Maps apo faturave me adresën tuaj, që të gjitha të pavlefshme dhe arsyeja përse u është refuzuar aplikimi:
-Gabimi i shpeshtë dhe më i lehti për t'u tejkaluar. Keni ngarkuar si dokument verifikues të adresës Kartën e Identitetit italiane vetëm anën e përparme të ID italiane, e cila nuk përmban adresën. Kujtesë: Adresa gjendet e shënuar në pjesën e pasme të ID.
-Një gabim tjetër është kur keni ngarkuar patentën e vendit ku jeni, për shembull Itali, e cila nuk e përmban si element adresën e personit.
-Keni ngarkuar Leje Qëndrimi “residence permit”, e cila nuk përmban adresën.
-Keni ngarkuar Leje Qëndrimi “Permanent resident card”, e cila nuk përmban adresën.
-Keni ngarkuar pasaporta të shteteve të ndryshme, të cilat nuk kanë të dhëna për adresën.
-Keni ngarkuar si dokument provues screenshot i adresës nga Google Maps.
-Keni ngarkuar faturë blerje e një produkti, i cili përmban emër dhe të dhënat e adresës.
-Keni ngarkuar si provë adrese dokumente shqiptare (pasaportë, letërnjoftim, certifikatë familjare, patentë të lëshuar nga Shteti Shqiptar).
-Janë ngarkuar zarfe poste ku gjendet adresa juaj, por nuk vlejnë si një dokument i vlefshëm.
Regjistrimi bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë.
KQZ ka përcaktuar se dokumentacioni i nevojshëm i deklarimit të adresës duhet të përmbajë emrin e zgjedhësit të njëjtë me emrin në dokumentin e ID për regjistrim në PER (një prej tyre)
-Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës
-Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse
-Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës
-Dokument/e bankare (kontratë kredie, vërtetim bankar etj), që përmban adresën e banimit
-Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë
-Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë
-Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive
-Kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë
-Leje drejtimi automjeti (patentë), në rastet kur shënohet adresa e banimit
-Dokument të lëshuar nga kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm
-Çdo dokument tjetër, i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e vetëdeklaruar jashtë vendit
Për regjistrimin ju nevojitet një pajisje elektronike (telefon inteligjent, laptop, PC i pajisur me kamera ballore) për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimi (fotografimi) i dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës.