TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në KQZ janë grumbulluar deri më tani 70 mijë kërkesa për tu regjistruar si votues nga jashtë. Por, vetëm 43 mijë janë pranuar dhe e kanë kryer aplikimin me sukses. Operatorët kanë refuzuar deri më tani 25 600 raste, ose 36 % të aplikimit.
KQZ pohon se vazhdon të jetë problem dokumenti që provon adresën ku jeton votuesi shqiptar në diasporë.
Italia është vendi nga ku kanë ardhur rastet më të mëdha të refuzimit, me mbi 9 mijë veta, ose 44 % të të gjitha aplikimeve të gabuara. Shqiptarët e Italisë vijojnë të ngarkojnë gabim dokumentin italian të adresës, duke mos fotografuar faqen e pasme të saj.
6 mijë refuzime janë nga Greqia, ndërsa shqiptarët e Gjermanisë janë refuzuar në 2 600 raste. Sipas qarqeve, zgjedhësit e refuzuar kryesojnë me Tiranë, 3500 votues që nuk ja kanë dalë, të ndjekur me po aq nga Fieri dhe 2 300 të tjerë nga Korça.
Zgjedhës të refuzuar sipas shteteve
Itali 9,253 43.66%
Greqi 6,048 28.54%
Gjermani 2,596 12.25%
Shtetet e Bashkuara te Amerikës 753 3.55%
Mbretëria e Bashkuar 578 2.73%
Belgjika 288 1.36%
Zgjedhës të refuzuar sipas qarqeve
Tiranë 3,523 16.62%
Fier 3,442 16.24%
Korçë 2,355 11.11%
Durrës 1,984 9.36%
Berat 1,826 8.62%
Vlorë 1,622 7.65%
Elbasan 1,533 7.23%
Lezhë 1,483 7.00%
Dibër 1,223 5.77%
Shkodër 1,218 5.75%
Gjirokastër 750 3.54%
Kukës 232 1.09%