AKTUALITET, 13 Prill 2024, 14:38

Dhunoi një të moshuar dhe e grabiti, arrestohet shqiptari në Itali

Dhunoi një të moshuar dhe e grabiti, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane për vjedhje me dhunë.

Sipas mediave vendase, 33-vjeçari, një emër i njohur për policinë, u ndalua pasi pak ditë më parë ishte protagonist i një rasti vjedhjeje.

I riu ka përndjekur të moshuarën që po shkonte në shtëpi, kur më pas e ka sulmuar dhe grabitur çantën. Pas hetimeve, policia identifikoi autorin dhe tashmë ndodhet pas hekurave nën akuzën e vjedhjes me dhunë.