TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i ri është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se dhunoi babë e bir.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. Gj.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim shtetasin D. Gj., 28 vjeç, pas se ai, bashkë me një shtetas ende të paidentifikuar, ka dhunuar dy shtetas: A. S., 49 vjeç, dhe Sh. S., 72 vjeç, babë dhe bir.
Gjithashtu, shtetasi D. Gj. është akuzuar se ka goditur me automjet shtetasin Sh. S. gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi i plagosur, Sh. S., ndodhet aktualisht në spital, duke marrë trajtim mjekësor. Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.