AKTUALITET, 6 Dhjetor 2024, 15:32

“Dhanë opinione që mbrojnë kushtetutën e Shqipërisë”, Spiropali në Komisionin e Venecias: Konsoliduan vlerat demokratike

“Dhanë opinione që mbrojnë kushtetutën e

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë fotot nga pjesëmarrja e saj në sesionin plenar të 141-të të Komisionit të Venecias.

“Me ftesë të Komisionit të Venecias, mora pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij Komisioni.
Mirënjohje për të gjithë anëtarët e këtij forumi prestigjioz, personalitete të shquar të së drejtës, të njohur botërisht, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë, në dhënien e opinioneve në mbrojtje të Kushtetutës, për fuqizimin e institucioneve dhe konsolidimin e vlerave demokratike“, -shkruan Spiropali.