AKTUALITET, 6 Janar 2025, 10:25

"Detyrim paraqitje'/ Berisha “këmbehet” në SPAK me Kryemadhin, firmosin para oficerit gjyqësor prezencën

"Detyrim paraqitje'/ Berisha “këmbehet” në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të vendosur nga Apeli i GJKKO.

Ndërsa në të njëjtën kohë në SPAK ka shkuar edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila ka të njëjtën masë me Berishën, pra ‘detyrim paraqitje’.

Pasi firmosi, Berisha akuzoi kreun e SPAK se kerkon arrestimin e tij nen dirigjimin e Mc Gonigal.

Ndërkohë me dhjetëra efektivë Policie janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga PD.

Masa ‘detyrim paraqitje’ e vendosur ndaj Berishës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët e kanë quajtur masën të motivuar politikisht.