AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 20:28

Detaje/ Zbardhet kërkesa e avokatëve të Veliajt në GJKKO, ja çfarë kërkojnë për kryebashkiakun dhe Ajola Xoxën

Detaje/ Zbardhet kërkesa e avokatëve të Veliajt në GJKKO, ja

Mësohen detaje të reja nga seanca maratonë prej 6 orësh që u mbajt këtë të mërkurë në GjKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët.

Sipas burimeve, avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj ka kërkuar zbutje të masës, përkatësisht ‘lirim’ kundrejt garancisë pasurore për Erion Veliajn dhe ‘detyrim paraqitje’ për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.