AKTUALITET, 1 Prill 2024, 09:47

DETAJE/ Vrasja e 18-vjeçarit me thikë në Tiranë, policia shoqëron pesë persona!

DETAJE/ Vrasja e 18-vjeçarit me thikë në Tiranë, policia

Policia ka shoqëruar pesë persona pas vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi mbrëmjen e së dielës (31 mars) tek rrethrrotullimi i Shkozës në Tiranë.

Policia ka sekuestruar thikën, me të cilën u godit për vdekje 18-vjeçari rreth orës 21:50, si edhe kamerat e sigurisë në zonë që kanë filmuar ngjarjen e rëndë.

Dy grupet e të rinjve, që udhëtonin me dy automjete të ndryshme, fillimisht janë përplasur fizikisht dhe më pas autori ka nxjerrë thikën duke goditur Aurelio Dervishin.

18-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën rrugës për në spital.

Mësohet se viktima ka qenë pasagjer në automjetin tip Audi, ndërsa shoferi i makinës ka dëshmuar se agresorët i kanë bërë shenjë të ndalojnë mjetin duke i thënë “pse më sheh”.

Ende nuk dihet arsyeja e krimit, por dyshohet se shkak për konfliktin është bërë një vajzë.