TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe këtë të mërkurë ka vijuar operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të Armando Zajsi nga Laçi, që humbi jetën dy ditë më parë, teksa po levizte me një mjet uji në Liqenin e Ulzës.
Në operacion janë angazhuar forca të shumta nga struktura të ndryshme shtetërore dhe vendore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcën Detare, RENEA-n, Policinë e Shtetit, Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin, Mbrojtjen Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona dhe më gjerë.
Ekipet e polumbarëve kanë kryer zhytje të vazhdueshme në thellësitë e liqenit, ndërsa paralelisht janë zhvilluar kërkime intensive në sipërfaqen e ujit me mjete lundruese dhe dronë. Në terren janë angazhuar mbi 120 efektivë dhe vullnetarë, të mbështetur nga disa mjete lundruese, autoambulancë dhe pajisje të specializuara kërkimi.
Pavarësisht përpjekjeve intensive të zhvilluara gjatë ditës, trupi i 37-vjeçarit ende nuk është gjetur. Operacioni pritet të vijojë edhe në orët dhe ditët në vijim, ndërsa strukturat e angazhuara mbeten në gatishmëri të plotë.