AKTUALITET, 25 Janar 2025, 20:28

Detaje të reja/ Zjarri te Komuna e Parisit lë pas disa të lënduar, një nënë bashkë me dy fëmijët e saj dhe një e moshuar

Detaje të reja/ Zjarri te Komuna e Parisit lë pas disa të

Detaje të reja dalin lidhur me zjarrin në pallatin 8-katësh që u përfshi sot nga flakët e zjarrit në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.

Behet me dije se kanë mbetur të lënduar katër persona.

Një nënë me dy fëmijët e saj të mitur kanë pësuar djegie, ndërsa një e moshuar është rrëzuar nga shkallët kur ka tentuar të dalë nga pallati.

Zjarri, që dogji tre automjete në garazhin e kompleksit, u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të dy mjeteve zjarrfikëse dhe dhjetë efektivëve zjarrfikës.

Pavarësisht kontrollit të situatës, ka ende prezencë tymi në zonë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.