AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 11:56

Detaje të reja/ Tentoi të grabiste bankën, identifikohet autori! Gjendet arma me të cilën ai qëlloi. Emri

Detaje të reja/ Tentoi të grabiste bankën, identifikohet autori!

Një person i armatosur ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë në zonën e Delijorgjit në Tiranë. Autori, Bardhyl Fusha, është futur në bankë me një çantë ku do të fuste paratë dhe me kallash, madje edhe i pamaskuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në një zonë tepër të frekuentuar.

Mësohet se autori Fusha ka qëlluar një herë nw dysheme me kallashnikov, por është arritur të neutralizohet nga efektivët e policisë. Ai nuk ka arritur të marrë para nga banka, ndërsa prangat i janë vënë në derën e jashtme të bankës. Sapo policët kanë mbërritur, ai mësohet t’i ketë dorëzuar çantën me kallashin brenda, siç shihet edhe në këtë foto që ka siguruar Report Tv.

"Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. 

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. 
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit. 

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin", njofton policia.