AKTUALITET, 7 Janar 2025, 10:20

Detaje të reja/ Pista kryesore e atentatit në Shkodër, konflikt personal mes viktimës Ramazan Mataj dhe njërit prej djemve të familjes Hasaj

 

Zbard

Detaje të reja/ Pista kryesore e atentatit në Shkodër, konflikt

het vrasja e 33-vjeçarit në Postribë, katër persona të ndaluar.

Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë vrasjen e Ramazan Mataj, 33 vjeç, e ndodhur në Postribë.

Sipas burimeve nga policia, janë shoqëruar ne komisariat katër persona në lidhje me këtë ngjarje, ku njëri prej tyre dyshohet si autori kryesor, ndërsa tre të tjerët si bashkëpunëtorë.

Një prej të ndaluarve është kapur në pikën kufitare, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit dhe përfshirjen e të dyshuarve.

Të arrestuar janë dy pjesëtarë të familjes Hasaj, përkatesisht Rustem Hasaj dhe Arjon Hasaj, babë e bir, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes.