TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një përleshje mes dy grupeve të të rinjve ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku “molla e sherrit” dyshohet se është bërë një vajzë.
Policia njoftoi sot (17 prill) se ka identifikuar dhe kapur pas ndjekjes 4 personat e përfshirë në konfliktin fizik, që kanë edhe lidhje familjare mes tyre. Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, ata u lanë për hetim në gjendje të lirë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. G., 20 vjeç, R. G., 21 vjeç, K. H., 29 vjeç dhe A. H., 25 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Skënderbeg”, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin”, thanë burime zyrtare.
Dosja për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të sherrit i ka kaluar prokurorisë vendore.
Ngjarja ndodhinë lagjen “Skënderbeg”, ku fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike dhe dhunë mes palëve.
Dyshohet se shkaku i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje për motive të dobëta, konkretisht lidhur me ngacmimin e një vajze, megjithëse rrethanat mbeten ende të paqarta dhe nën verifikim.