AKTUALITET, 25 Nëntor 2024, 13:32

Detaje të reja/ Operacioni policor në Elbasan, dy ish gjyqtarët arrestohen me urdhër të SPAK pas ‘zbërthimit’ të bisedave në Sky ECC

Detaje të reja/ Operacioni policor në Elbasan, dy ish gjyqtarët

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe me Prokurorinë e Posaçme kanë ndërmarë një operacion “blic” në Elbasan, kundër një rrjeti kriminal. Në pranga mësohet se kanë rënë 2 ish gjyqtarë të Elbasanit.

Bëhet fjalë për Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu.

Operacioni po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale.

Operacioni ka nisur që nga mbrëmja e djeshme ku mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa. Operacioni është ende në zhvillim e sipër.

Në kuadër të operacionit ka arrestime dhe në fushën e medias.